×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: S’ka nevojë AAK me shantazhu LDK-në duke thënë ‘ne me VV-në i marrim 60%, iu sosim krejt’

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 22:14

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.


    Konjufca në Pressing të T7 ka ironizuar me fuqinë politike të AAK-së madje i ka bërë  thirrje publike Haradinajt që të mos e përdor Vetëvendosjen për të shkuar te LDK-ja.

    “Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së ‘unë e Vetëvendosja po e dridhim urën’. Unë nuk po du që Ramushi dhe AAK-ja me përdorë, me keqpërdor Vetëvendosjen për me i shantazhu të tjerët, bile i bëj thirrje publikisht zotrit Haradinaj mos me përdor Vetëvendosjen e me shku te LDK-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te LDK-ja me shku me fol ‘për besë a dinë na me Vetëvendosjen 60 përqind i marim dhe iu sosim krejt, ska nevojë”, ka thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!