×
  • Sport
  • Sport

    Barazimi i dytë rresht për Milanin, vjen komenti nga trajneri Pioli

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 23:56

    Stefano Pioli thotë se Milani pëson shumë gola, por beson se Rossonerët morën një barazim në një lojë të komplikuar.


    Rossonerët u mbajtën në barazim 2-2 në Genoa, por mbeten si skuadra e parë në Serie A me një epërsi prej një pike ndaj Interit.

    “Është një barazim në një lojë të komplikuar, në një fushë të vështirë”, tha Pioli për DAZN.

    “Ne mund të kalonim në epërsi në pjesën e parë dhe ndeshja do të kishte ndryshuar taktikisht. Ne i dhamë të gjitha dhe morëm një rezultat të rëndësishëm.

    “Ne lejuam dy gola pa pësuar shumë. Në përgjithësi, ne po pranojmë shumë gola. Ishte një lojë e vështirë, fusha nuk na lejoi të jemi preciz teknikisht, u përpoqëm ta fitonim deri në fund, për fat të keq nuk ia dolëm” përfundoi Pioli pas ndeshjes.

    Milani ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Sassuolos të dielën në ora 15:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!