×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Speciale mbahet seancë për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 7:58

    Gjykata Speciale do të mbajë seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.


    Seanca do të fillojë sot në orën 11:00.

    E njëjta do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

    Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

    Ndërsa nesër para Speciales do të paraqiten Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!