×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK bëhet me Shërbim të Brahiterapisë, Zemaj kërkon nga qytetarët mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 9:47

    Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot është bëhet përurimi i Shërbimit të Brahiterapisë.


    Më këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu ka bërë thirrje që qytetarët t’i shfrytëzojnë ato dhe mos të kërkojnë shërim jashtë vendit.

    “Edhe kjo aparaturë që do të fillojë, do të jetë në shërbim, sidomos të femrave. Ky është një projekt i munguar, e që është investim për të gjithë, mbi të gjitha për profesionistët shëndetësorë. I lus qytetarët të marrin shërbime këtu e mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit”, tha ai.

    Kurse, U. d. i drejtorisë së ShSKUK-së, Valbon Krasiqi, tha se pavarësisht pandemisë, kur ka vullnet dhe punohet, puna e investimet s’do të mungojnë.

    Ai tha se të sëmurët me sëmundje kancerogjene nga janari do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë investim, ndërsa bëri të ditur se brenda tre mujorit të parë do të ketë aparaturë edhe për radioterapi. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!