Kryeministri Avdullah Hoti me rastin e vizitës në Administratën Tatimore të Kosovës ka folur për situatën me pandeminë e coronavirusit.
Ai ka thënë se po merren masat e duhura që të menaxhohet mirë pandemia dhe në të njëjtën kohë të zhvillohen aktivitetet ekonomike.
“Kosova rezulton prej 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë. Po ndërmerren masat që të sigurohen qytetarët dhe të zhvillohet aktiviteti ekonomik”, ka thënë Hoti, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka thënë se kur ka filluar pandemia kanë pritur se rënia ekonomike do të jetë më e lartë, por se kjo nuk ka ndodhur falë masave adekuate që janë marrë.
“Parashikimet fillestare kanë qenë që rënia ekonomike do të jetë 11%”, ka thënë Hoti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.