Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe jo vetëm për çështjen e presidentit.
Ai tha se Lista Serbe dje në Beograd ka treguar se nuk e sheh veten si pjesë të koalicionit.
“Dje në Beograd u pa qartë që lista serbe nuk e sheh më veten pjesë të koalicionit. Veprimet e tyre destruktive në Kuvend janë po ashtu tregues që ata tashmë punojnë kundër qeverisë Hoti. Shto kësaj edhe pamundësinë për marrëveshje rreth Presidentit dhe bëhet e qartë që zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para Shkurtit 2021, që do të thotë nuk ka gjasa teorike që qeveria e ardhshme të zgjedhjet para Majit 2021 dhe ta kalojë buxhetin, kjo në skenarin më të mirë”, ka shkruar Rugova në Facebook.
Ai ka thënë se nuk duhet t’i komplikohet jeta e qytetarit pa nevojë e për inate provinicale.
“Duhet lënë retorikat propagandistike dhe duhet marrë vendime serioze për vendin. Për të tjerat le të vendosë sovrani”.
“Afati i fundit për votimin e buxhetit është Marsi i vitit 2021. Nëse VV dhe PDK vërtet duan zgjedhje atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 Prill 2021”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.