×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi te Galatasaray, flet menaxheri i sulmuesit kosovar

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 12:51

    Zërat për një transferim të mundshëm të Vedat Muriqit janë të pavërteta


    Vedat Muriqi nuk po kalon momente nga më të mirat te Lazio, ku akoma është në rikuperim të një lëndimi, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi kosovar nuk është ambientuar akoma në skuadrën e tij të re, derisa pati zëra se ai mund të rikthehet në Turqi, te Galatasaray.

    Por, menaxheri i prizrenasit, Haluk Cantar ka thënë se zërat për një transferim të Galata janë të pavërteta.

    “Pretendimet për Galatasaray nuk janë të vërteta”, ka thënë Canatar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!