×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas dekretimit nga Meta, emrat e ministrave të rinj do të votohen sot në Kuvend

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 12:41

    Dekretet për emërimin e ministrave të rinj, Bledi Cuçi si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë do të kalojnë në seancën e sotme parlamentare.


    Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që bëri kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, e cila më pas ka marrë votat në Kuvend.

    “Zoti kryetari i Kuvendit kërkoj përfshirjen në votim të katër dekreteve të presidentit për emërim dhe shkarkim ministrash. Këtë e kërkoj, bazuar edhe te Rregullorja e Kuvendit, por kam biseduar edhe me tre krerët e grupeve parlamentare dhe kemi rënë dakord”, theksoi Balla.

    Pas kësaj kërkese, Ruçi e ka pranuar dhe i ka kërkuar administratës së Kuvendit që të përfshijë në rendin e ditës, duke përpiluar dhe fletën e votimit.

    Presidenti Meta nuk vonoi dhe dekretoi emërimet e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, si dhe të Milva Ekonomi si ministre e Bujqësisë. Ndërsa Kuvendi veç dy dekreteve i duhet të votojë edhe dy dekretet për shkarkim ministrash, të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, dhe të Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!