Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sot iu ka adresuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tha se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë shtetit shqiptar.
Osmani para të zgjedhurve të popullit në Shqipëri tha se është nder i madh të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flas ashtu siç njeriu i flet familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, dhimbje e mall.
“Është nder i madh t’ju drejtohem dhe t’ju flas ashtu siç i flet njeriu familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur por së cilës i ka dhuruar e ka marrë aq shumë dashuri. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave tona, por është ëndrra jonë e përbashkët, është kujtesa jonë historike, vatra të cilën ëndërronim të jetonim por që fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi vetëm në acarin e luftës së ftohtë, e megjithatë ajo u bo vatra jonë, shtëpia e zemër-bujarëve shqiptar që na mbajtën gjallë dhe shpresën për liri”, tha ajo.
“Ne ju jemi mirënjohës përjetë”, iu drejtua Osmani deputetëve të Shqipërisë.
“Lidhjet shpirtërore për shkak të rrënjëve etnike po thellohen dhe komunikimi po na ofron më shumë me njëri tjetrin. Ecin krahas njëra-tjetrën dhe janë bërë faktor stabiliteti në rajon…”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.