×
  • Sport
  • Sport

    Postimi me shprehje raciste, Edison Cavani rrezikon dënim të rëndë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 13:19

    Një postim në rrjetet sociale duke bërë shaka me një prej shokëve të tij i ka kushtuar shumë Edison Cavanit.


    Sulmuesi i Man United postoi në një foto duke falenderuar një mikun e tij me shprehjen “Faleminderit negrito (i zi) dhe për këtë Federata angleze ka nisur një hetim.

    Lojtari ka shkelur rregulloren dhe postimi i tij konsiderohet fyes dhe i pahijshëm dhe përbën një shkelje të rëndë.

    Në Angli nuk e tolerojnë racizmit e për këtë arsye, Cavani ka kohë deri në 4 janar për t’u përgjigjur akuzave të bërë nga Federatat edhe pse lojtari kërkoi falje pak ditë pas postimit.

    Mediat në Angli bëjnë me dijse se sulmuesi uruguajian rrezikon një skualifikimi të gjatë dhe vendimi do të merret në muajin janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!