60 milionë amerikanë po përgatiten të përjetojnë një nga stuhitë më të mëdha të dëborës të viteve të fundit.
Stuhia me origjinë nga mesi i Atlantikut po përshkon prej orësh verilindjen e SHBA-së dhe pritet të sjellë mbi 60 centimetra dëborë, shira dhe rrezik për jetën e drejtuesve të automjeteve.
14 shtete lindore janë paralajmëruar të marrin masat me hedhjen e kripës në rrugët kryesore.
Kryeqyteti i vendit, Uashingtoni, ishte nga të parët që raportoi mëngjesin e së mërkurës kushte të vështira qarkullimi.
Brenda mbrëmjes, stuhia u konsiderua e nivelit tejet serioz edhe nga kryebashkiaku e Nju-Jorkut, në Connecticut, në Virginia dhe në Massachusetts.
Në Pensilvani, ndërkohë, shirat e bashkuar me ngricën në autostradë shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave dhe disa të plagosur, si pasojë e përplasjes zinxhir të 30-60 makinave. Një tjetër u vra aksidentalisht nga makina borëpastruese.
Në verilindje të SHBA-së janë anuluar edhe fluturimet me avion e udhëtimet me tren. Stuhia vjen në kohën kur vendi përballet me pandeminë e koronavirusit.
Autoritetet thonë se kushtet e motit kanë detyruar mbylljen e pikave të testimit për Covidin-19 në disa shtete, ndërsa problem mbetet edhe shpërndarja e vaksinave nëpër spitale.