VAR vazhdon të ketë shumë kundërshtarë në botën e futbollit.
Edhe pse u mendua se do të ishte një e mirë për futbollin, duket se ndërhyrjet e tepërta dhe rastet kur përdoret apo jo teknologjia, kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Së fundmi, kundër VAR flet edhe ish-mesfushori i Kolumbisë, Karlos Valderrama i cili thekson se arbitrat nuk marrin më vendime dhe janë kthyer në kllounë.
“Është i padobishëm. Mendoja se VAR do të ndihmonte arbitrat, por është e kundërta. Arbitrat futen në fushë dhe nuk marrin vendime, nuk bëjnë asgjë. Bota e futbollit ka ndryshuar për keq dhe as nëna ime nuk e kupton VAR. Të njëjtat episode ndodhin gjithandej, në Amerikën Latine, Angli, Spanjë etj… VAR është i padobishëm, ose pastaj të heqim arbitrat se janë kthyer në kllounë. Po bëhen kllounë që nuk marrin vendime.
Nëse ka një prekje me dorë arbitrat shkojnë te VAR, nëse ka një goditje këndi shkojnë te VAR, nëse ka një penallti përsëri shkojnë te VAR. Kështu, le të shpikim një lojë pa arbitra dhe të lejojmë VAR të udhëheqë lojën”, ishin fjalët e Valderama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.