Një 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.