×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK zbulon kërkesën antikushtetuese të Listës Serbe me të cilën po e “kërcënon” Qeverinë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 18:00

    Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati ka folur për funksiononim e koalicionit qeverisës në krye me kryeministrin Avdullah Hoti.


    Ferati ka thënë se kolaicioni është duke funksionuar mirë sa  i përket mirëkuptimit në mes të forcave politike.

    “Mendoj që koalicioni është duke funksionuar sa i përket mirëkuptimit në mes të forcave politike. Konsideroj se ende është funksional dhe mendoj që do të jetë ende nëse i tejkalojmë vështirësitë kushtetuese që i kemi përpara”, ka  thënë Ferati.

    Deputeti i LDK-së foli edhe për kërkesat e Listës Serbe me të cilat po ballafaqohet koalicioni qeverisës.

    “Nëse Lista Serbe nuk tërhiqet nga kërkesat që nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen që ka bërë me këtë Qeveri, por edhe me ato të kaluara atëherë mendoj që nuk është mirë që të vazhdojë ky koalicion. Nëse ajo tërhiqet nga këto ankesa dhe të njëjtat i bën në frymën e Kushtetutës së Kosovës atëherë duhet të vazhdojë koalicioni”, ka deklaruar ai në T7.

    Ai foli edhe për kërkesën e Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Kosovës.

    “Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

    Në ndërkohë edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj ka folur për këtë kërkesë të Listës Serbe. Ai ka thënë që kërkesa e tyre është e papranueshme për Qeverinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!