×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti pret në zyrë Faruk Mujkën, njeriun që punësoi renë e 6 militantë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 20:29

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujkën.


    Takimin e ka konfirmuar vetë Mujka, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me Kurtin, kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën shkruan Reporteri.net.

    Ani pse Kurti vazhdimisht deklaron se me ardhjen e partisë së tij në pushtet nuk do të ketë punësime me librezë partie, është pikërisht Mujka i cili pak kohë më parë punësoi nusen e djalit dhe gjashtë aktivistë të VV-së.

    Përmes një konkursi për disa vende pune në Teatrin e Mitorvicës, u rehatua në pozitën e kostumografes nusja e djalit të Mujkës, Elda Ahmeti Mujka.

    Nga pozita me kontrata mbi vepër, ata janë pozicionuar në pozita të përhershme në këtë institucion kulturor.

    E Mujka sipër fotografisë ka shkruar se “Rradhët tona dita ditës po shtohen, zgjerohen e forcohen.”

    Sidoqoftë, këto nuk janë punësimet e vetme që kanë ndodhur nga dega e Albin Kurtit në Mitrovicë. Kohë më parë, është raportuar për disa manipulime në konkurset e Drejtorisë së Arsimit gjatë kohës sa drejtor ishte Egzon Jashari. Këto shkelje sollën disa gjoba për Jasharin, e raportimet sollën edhe shkarkimin.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!