Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka thënë se ka qenë i pranishëm në Presidencë dhe thekson se sefi nuk ishte hapur.
Gashi thotë se kishte qenë aty bashkë me ushtruesen e detyrës se Presidentit, Vjosa Osmanin, me shefin e kabinetit të saj dhe me zyrtarin e AKI-së.
“Arsyeja që më nxiti me u inkuadru në emision nuk ishte shkarkimi por çështja e ngarkimit të drejtorit të AKI për hapjen e sefit. Unë kam qenë dëshmitar bashkë me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin dhe me shefin e saj të kabinetit dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar, sefi nuk është hapur. Çdo gjë është bërë protkollare pra është njoftu Agjensioni i Intelegjencës për shkak se kanë qenë informata të AKI-së për Presidencën. Pra, sefi nuk është hapur dhe nuk ka pasur vepër penale”, tha Gashi në Rubikon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.