Më shumë se 340 nxënës të cilët ishin kidnapuar në veriun e Nigerisë u janë dorëzuar sot agjentëve të sigurisë qeveritare të enjten, ka konfirmuar guvernatori i shtetit Katsina, raporton Reuters.
Guvernatori, Aminu Bello Masari në një intervistë televizive në kanalin shtetëror NTA ka thënë se 344 nxënës të mbajtur në një mal në shtetin fqinj Zamfara janë liruar.
“Kemi rikthyer shumicën e nxënësve, por nuk janë që të gjithë”, ka thënë ai.
Djemtë, rrëmbimi i të cilëve u pretendua nga grupi militant islamik Boko Haram në një audo të paverifikuar, ishin rrugës për t’u kthyer në shtetin Katsina dhe do të kenë ekzaminim mjekësor dhe do të ribashkohen me familjet e tyre të premten, ka thënë Masari.
Rrëmbimi i 11 dhjetorit mbërtheu një komb tashmë të ndezuar nga përhapja e pasigurisë dhe ngjalli kujtimet e rrëmbimit të Boko Haramit në vitin 2014 të më shumë se 270 vajzave në qytetin verilindor të Chibokut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.