×
  • Sport
  • Sport

    Çmimet e FIFA-s, Reja dhe Berisha me mendime të kundërta, kështu votuan trajneri dhe kapiteni i kombëtares shqiptare

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 10:18

    Vetëm pak orë pasi Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga FIFA, një çmim që përcaktohet nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe gazetarëve të përzgjedhur nga çdo shtet, janë zbuluar edhe votat e Edy Rejas, Etrit Berishas dhe gazetarit dhe komentatorit të Supersport Dritan Shakohoxha.

    Reja ka vlerësuar me 5 pikë pikërisht fituesin e këtij çmimi Lewandowskin, ndërsa 3 pikë dhe 1 pikë ja ka dhënë Ronaldos dhe Mbappes. Për Etrit Berishën më i miri i vitit ka qenë Lionel Messi i cili është vlerësuar me 5 pikë, i ndjekur nga Leva dhe Mbappe. Ndërkohë Dritan Shakohoxha, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon me 5 pikë dhe më pas Messin e Lewandowskin. Përsa i përket trajnerit më të mirë të 2020-ës, të gjithë kanë qenë të një mendjeje duke vlerësuar Jurgen Klopp si më të mirin.

    Trajneri më i mirë:

    Edi Reja: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Julien Lopetegui
    Etrit Berisha: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Marcelo Bielsa
    Dritan Shakohoxha: 1.Jurgen Klopp, 2.Zinedin Zidane, 3.Julien Lopetegui

    Lojtari më i mirë:

    Edy Reja: 1.Robert Lewandowski, 2.Cristiano Ronaldo, 3.Kylian Mbappe
    Etrit Berisha: 1.Lionel Messi, 2.Robert Lewandowski, 3.Kylian Mbappe
    Dritan Shakohoxha: 1.Cristiano Ronaldo, 2.Lionel Messi, 3.Robert Lewandowski

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!