×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza nga Gjilani denoncon babain për ngacmim seksual, largohet nga shtëpia

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 10:37

    Një rast i sulmit seksual ka ndodhur të të mërkurën në Gjilan, ku një ditë më pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se pas rastit viktima është larguar nga shtëpia.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personat e përfshirë në rast janë babë e bijë.

    Raportohet se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore dhe pas procedurave policore është dërguar në strehimore.

    I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!