×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj, Prokurorisë Speciale: Jeni gjykatë e korruptuar

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 11:44

    Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku do të bëhet paraqitja e parë e ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.


    Nasim Haradinaj para Prokurorit të Dhomave të Specializuara ka përsëritur se nuk e njeh këtë gjykatë dhe se qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar, shkruan Reporteri.

    Haradinaj është shprehur se është e padrejtë që krerët e OVL-UÇK-së të përgjigjen për rrjedhjen e dokumenteve të cilat kanë arritur në sirtarët e kësaj organizate.

    “Për mua prokurori do ta tërhjekë vëmendjen e opinionit nga vetja dhe ta kërkojë fajin diku tjetër. Ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre dhe u sollën mijëra kilometra larg në zyret tona, OVL nuk ka pasë qasje dhe nuk mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët këto dokumente”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj,

    Tutje, Haradinaj akuzoi Prokurorinë Speciale si politike, duke thënë se përveç kësaj kjo prokurori është edhe e korruptuar.

    “Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni se çka të pritni apo të befasoheni sepse qëndrimi ka qenë publik. Mohimi i faktit duke anashkaluar se kush i nxori nga sirtarët këto dokumente, kush i solli ato në Kosovë dhe për këtë ta mbajmë ne përgjegjësinë është çmenduri. Ne të akuzohemi për ti larët fajet e kësaj prokurorie është absurd, kjo prokurori është politike, selektive dhe e njëanshme, por tani po dyshoj dhe po bindem se është edhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do ti dilte tërë ai material. Nga sot, unë ma nuk flas por do të deklarohem vetëm përmes avokatit”, u shpreh ndër të tjera Nasim Haradinaj. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!