×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje nuk pranon që të vazhdojë seanca: Selmanaj të del jashtë salle

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 11:48

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës, për shkak të prezencës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.


    Deputetët kanë goditur sërish tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës.

    Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kushte që të zhvillohet seanca, duke përmbyllur seancën e paraparë për ditën e sotme.

    Deputetët e LVV-së  kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, kishte njoftuar LVV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!