Asamblistja e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Mimoza Sojeva – Pajaziti, thotë se është infektuar për herë të dytë me koronavirus brenda 5 muajve.
Ajo ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar pasi, sipas saj, koronavirusi mund të rikthehet. Ajo thotë se virusi kësaj here e ka prekur më rëndë, duke i shkaktuar ndërlikime në mushkëri e organe të tjera.
“Kësaj here e prekur më rënd, me përkeqësimin e gjendjes kam pasur ndërlikime në mushkëri dhe organe të tjera dhe më është dashtë trajtimi mjekësor më intensiv, ku për disa ditë janë përkujdesur ekipi Mjekëve, Infermierve, Laboratori i Spitalit, Ekipa Emergjencës së Covid-19, puntoret e Caritasit, Shoqëria, Miqët dhe Familjaret”, shkruan Sojeva-Pajaziti në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.