×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje thërret konferencë për medie

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 11:54

    Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për medie sot në ora 12:00.


    Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Arsyeja nuk është bërë e ditur, por mund të ketë lidhje me protestën e VV-së sot në Kuvend kundër zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

    Deputetët kanë goditur tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës.

    Deputetët e LVV-së  kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!