×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e “paralajmëron” Driton Selmanajn që mos t’ia mësyjë Kuvendit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 12:30

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka thënë se nuk do të lejojnë që zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit të Kosovës.


    Deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka thënë se nëse Selmanaj ia mësyn Kuvendit, ai nuk do të lejohet të futet brenda, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, Librun Aliu ka thënë se në seancën për Ujmanin që pritet të vazhdojë në orën 14:00, duhet të vijë vetë kryeministri Hoti e të mos fshihet pas Driton Selmanajt.

    “Driton Selmanaj nuk duhet të jetë në Kuvend nuk duhet të jetë dhe as nuk do të futet. Sot është interpelanca për Ujmanin, Hoti duhet të vijë dhe të ballafaqohet dhe të mos fshihet pas Driton Selmanajt.

    “Ne presim që të vijë Avdullah Hoti dhe të mos vijë fare Driton Selmanaj, nëse Selmanaj vie ata e dinë reagimin tonë.”

    Ju e patë qysh u ndërpre seanca kësisoji nuk mund të vazhdojë. Sa të jetë ai në sallë do të ketë reagim të tillë nga VV. Ne do të qëndrojmë aty dhe ta pamundësojmë mbajtjen e seancës”, u shpreh tutje Aliu.

    Ndryshe, deputetët e VV-së kanë goditur sot tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës.

    Deputetët e LVV-së kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!