Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se për shkak të keqqeverisjes, Qeveria Hoti duhet të bie dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Në një konferencë para mediave, Tahiri, ka thënë se opozita nuk po arrin që ta çojë vendin në zgjedhje.
“Sot kemi një shumicë që kurrë nuk arrin t’i ketë mbi 35 deputetë në Parlament. Në anën tjetër edhe ne si opozitë, nuk po arrijmë që ta çojmë vendin në zgjedhje. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës janë mashtruar dhe vendi është duke u degraduar për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kjo maskaradë që po e shihni në seancat e Parlamentit të Kosovës, nuk është asgjë më shumë veç rezultat i mashtrimit të madh që qytetarët e kanë pësuar më 6 tetor”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.