Xherdan Shaqiri që një kohë është i lënduar dhe Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ai pritet të kthehet në stërvitje nga java tjetër
Jurgen Klopp sot mbajti konferencën për shtyp para ndeshjes me ëBA në kuadër të Premier Ligës, shkruan Reporteri.net
Në këtë konferencë tekniku gjerman foli për futbollistët e lënduar dhe tha se Thiago, Milner dhe Shaqiri pritet që të kthehen nga java e ardhshme në stërvitje me skuadrën.
“Thiago Alcantara mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën nga java tjetër. James Milner dhe Xherdan Shaqiri janë gjithashtu në garë për të bërë të njëjtën gjë,” ka thënë Klopp.
Ndryshe, Klopp dje fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.