×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I shpëtoi bombës në mes të Tiranës, publikohet fotoja e Preng Gjnit pas daljes nga spitali

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 14:12

    Publikohet fotoja e Preng Gjinit, pas operacionit që kreu jashtë shtetit si pasojë e plagosjes nga atentati në 15 shtator të këtij viti me bombë me telekomandë në mes të Tiranës.


    Gazetari Artan Hoxha u shpreh në studion e “ABC”-së se Gjini, i vetmi nga vëllezërit që ka mbetur gjallë si pasojë e përplasjeve dhe hakmarrjes, është larguar jashtë vendit për shkak të frikës në Shqipëri.

    “Atë e shpëtoi Zoti. Unë besoj se ai ndodhet jashtë shtetit, jo në Shqipëri. Ai është operuar në sy dhe krah. Kjo foto është pasi ka dalë nga spitali. I uroj shëndet, se është i vetmi që ka mbetur nga vëllezërit Gjini.

    Preng Gjini ka dhënë deklarime, problematika e tij në Shqipëri ishte kjo, që ai edhe pse ruhej u bë viktimë e një atentati, në kushtet kur nuk ka parë siguri, ndjen edhe rrezikun dhe u largua edhe nga Shqipëria dhe mendon se është më i sigurt, por në serial vrasje janë bërë edhe në Romë edhe në Belgjikë.

    Atentatori, rezulton që të jetë një italian, kemi histori edhe të vrasjeve me pagesë. Atentati u krye me telekomandë dhe pamjet dëshmojnë kush është autori, e ka parë me sy të lirë kur ndodhi shpërthimi dhe iku, por nuk është identifikuar.

    Dyshimet janë se është italian dhe u soll me pagesë, por nuk është bërë e mund të zbulohet”, tha Hoxha. Ndërkohë që pak ditë më parë, në datë 15 Dhjetor u vra kushëriri i tij i parë në Rrëshen, Anton Keli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!