×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i të vrarit në “Bon Vivant” revoltohet në Gjykatë: Po na shtini me vra, e kryej unë me ju

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 14:38

    Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burgim ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, të akuzuar për vrasjen e rojës në lokalin “Bon Vivant”.


    Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, gjersa  të akuzuarit Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Shqiptimi i këtyre dënimeve ka revoltuar rëndë një familjar të viktimës i cili ka kërkuar nga kryetarja e trupit gjykues, që vrasja duhet të cilësohet si e rëndë, shkruan Reporteri.

    Ai është përplasur rëndë me kryetaren e trupit gjykues, derisa në një moment ka thënë se janë vetë ata që po i shytjnë njerëzit të vrasin.

    “Unë po të kuptoj zonja gjykatëse, por ju krejt të padrejtë jeni tu e ba, jeni shumë katastrofë ju. Qysh nuk oshtë vrasje e randë midis lokalit. Kallxom ti mu qysh, unë dal jashtë e ndash shkoj në burg, ju fleni këtu e sen nuk boni hiç, nuk është e drejtë zonja gjykatëse. Ishalla nuk i ndodh kërkuj çka më ka ndodhë mu, ama sa për juve, ju veç po na shtini me vra. Ju vet po na shtini me vra. Gjykatë e hamamit, gjykatë katastrofë, hajt se me këta e kryej unë”, tha ai i revoltuar teksa u largua nga Gjykata. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!