×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë ditë vendosen masat e reja anti-Covid

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 15:35

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka paralajmëruar masa të reja në nivel vendi. Ai ka thënë se vendimi për këto masa do të merret të premten e ardhshme, shkruan Reporteri.net.


    Zemaj sot ka njoftuar edhe për katergorizimin e ri të komunave, derisa ka thënë se situata këtë javë është më e qetë sa i përket infeksionit.

    Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e jugut, Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva.

    Në zonën e verdhë janë: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranilluga.

    Në zonën e gjelbër janë: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtime, Suharekë, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novoberda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për 385 raste të reja me koronavirus.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 442 testime, përveç rasteve të reja janë shëruar 351 persona si dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!