Pak ditë më parë France Football publikoi tre formacionet më të mirë të historisë së futbollit, të cilët u përcaktuan nga votat e 140 gazetarëve.
Për të futur më të mirët e historisë kurrsesi nuk mjaftojnë tre formacione, por një nga elementet që ra më shumë në sy ishte fakti se asnjëri prej këtyre 33 lojtarëve nuk ishte nga Afrika. Ky fakt ka inatosur jo pak një nga më të mirët e historisë nga Afrika, Samuel Eto’o.
Si gjithmonë ai nuk rezervohet kur ka diçka për të thënë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në këtë rast. Në Twitter në një postim ku janë shfaqur tre formacionet më të mirë, Eto’o ka shkruar: “Në afrikanët nuk ekzistojmë”.
Nga Afrika gjatë të shkuarës ka spikatur George Weah por edhe vetë Eto’o apo edhe Didier Drogba. Ky reagim vjen pas të tjerash polemika të Eto’o me France Football. Në nominimet e shpallura France Football e vendosi në listën e sulmuesve të djathtë kamerunasin dhe ai e quajti të papranueshëm këtë veprim.
Shumicën e kohës Eto’o ka luajtur si qendërsulmues i cili ka patur një karrierë të gjatë teksa ka fituar gjithçka si me Barcelonën e Guardiolës, ashtu edhe me Interin e Mourinhos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.