×
  • Sport
  • Sport

    Khabib Nurmagomedov pranë rikthimit në UFC

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 17:52

    Khabib Nurmagomedov mund ta bëjë një rikthim sensacional në UFC


    Khabib në tetor zhvilloi përballjen me Justin Gaethje të cilën edhe e fitoi dhe më pas konfirmoi pensionimin nga UFC, shkruan Reporteri.net

    Por, presidenti i UFC, Dana White beson se ai do të rikthehet për të zhvilluar edhe një përballje dhe të arrijë rekordin 30-0, ashtu siç dëshironte babai i tij, tashmë i ndjerë.

    White do të takohet me Khabibin muajin tjetër për të diskutuar rreth rikthimit të tij në UFC.

    “Mendoj se babai i tij dëshironte që ai të arrinte rekordin 30-0, dhe ai dëshiron ta arrijë këtë pasi e di se babai i tij e dëshironte këtë. Por do të shohim. Ai dhe unë do të takohemi muajin e ardhshëm për të biseduar. Ai mund të mos dëshirojë të luftojë. Nuk e di përgjigjen e kësaj”, ka thënë ëhite për “BT Sport”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!