Italia do të izolohet nga 24 dhjetori deri më 6 janar, për festat. Ditët e tjera vendi do të vazhdojë me kufizimet më të relaksuara. Vendi do të përjetojë një karantinë totale për 10 ditë, dhe 4 të mbylljeve të pjesshme.
Kufizime do te ketë edhe në numrin e personave që mund të ftohen në shtëpi për festat, jo më shumë se 2 të rritur, ndërkohë që nuk do të ketë kufizim për fëmijët nën 14 vjeç.
Për të gjithë periudhën e pushimeve, do të jetë e ndaluar të kalosh nga një komunë tek tjetra pa arsye të provuara të shëndetit, punës apo urgjence. Ndalimi i udhëtimit midis rajoneve, nga ana tjetër, fillon më 21 dhjetor. Përjashtime do të bëhen për ata që duhet të bashkohen me bashkëshortin e tyre në shtëpinë e vendbanimit të zakonshëm ose, për prindërit e ndarë, të cilët mund të bashkohen me fëmijën e mitur që i besohet ish-bashkëshortit/es.
Qeveria ka menduar për një përjashtim për komunat e vogla: gjatë periudhës së pushimeve do të jetë e mundur të lihet territori i qendrave për zonat me nën 5 mijë banorë, brenda një rreze prej 30 kilometrash.
Shifrat e pandemisë italiane mbeten të larta por të qëndrueshme, më pak diferenca nga 24 orët e fundit. Sot autoritetet deklaruan 17992 të infektuar të rinj, dhe 674 viktima, ndërkohë që dje flitej për 683 të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.