×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shkarkimeve, zyrtari i NISMA’s e akuzon Hotin për kapje të shtetit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 20:46

    Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, i ka konsideruar si kapje të shtetit shkarkimet e bëra nga Qeveria Hoti, qeveri kjo ku po bashkëqeveris edhe partia e tij.


    Krasniqi ka përmendur të gjitha shkarkimet e bëra nga ana e kryeministrit Hoti, teksa ka përmendur edhe shkarkimin e Drejtorit të AKI’së, Kreshnik Gashi, i cili ende nuk e ka liruar pozitën, pavarësisht kërkesës së të parit të ekzekutivit,.

    Për pozitën e Sekretarit të Presidencës dhe Drejtorit të AKI’së, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë i ka konsideruar si emërime me tendenca politike.

    Prishje të raporteve LDK’ja po pëson edhe me AAK’në, me të cilën nuk po arrin të gjejë gjuhë të përbashkët lidhur me çështjen e presidentit. Kryesia e AAK’së ka propozuar kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, për president, por një propozim të tillë e ka shpërfillur LDK’ja.

    Postimi i plotë:

    Realisht kjo është “kapje e shtetit”, kjo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020:

    Shkarkim/emërimet e dhjetëra bordeve dhe drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike

    Shkarkim/emërimet e bordeve dhe drejtorëve të Autoriteteve Rregullative

    Shkarkim/emërimet e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive

    Shkarkim/emërimet e Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike

    Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Policisë

    Shkarkimi/emërimi i drejtorit të Doganës

    Shkarkimi/emërimi drejtorit të Administratës Tatimore

    Shkarkimi/emërimi i bordit dhe i drejtorit të SHSKUK-së

    Shkarkimi i drejtorit të AKI-së (me tendecë emërimi)

    Shkarkimi i sekretarit të Presidencës (me tendencë emërimi)

    Në disa nga institucionet e cekura më lartë, fatkeqësisht, shkarkim/emërime ka patur edhe nga disa herë brenda këtij viti

    Sigurisht ka dhe të tjera shkarkim/emërime që si kam përmendur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!