Mohamed Salah ka befasuar tifozët e Liverpoolit me intervistën e fundit
Ylli egjiptian ka thënë se Barcelona dhe Real Madridi janë top klube dhe se të ardhmes nuk i dihet, shkruan Reporteri.net
Përveç kësaj, Salah nuk u nda i kënaqur edhe me vendimin e Kloppit për ta bërë Arnoldin kapiten të skuadrës para tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Midtjylland.
“Mendoj që të dyja këto klube (Real Madrid dhe Barcelona), janë top klube. Për momentin jam në Liverpool por nuk i dihet të ardhmes,” ka thënë Salah.
“Të them të vërtetën mbeta i zhgënjyer nga ai vendim. Kisha shpresë që unë do të isha kapiten por është vendim i trajnerit dhe unë e respektojë atë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.