Seanca e radhës e Nasim Haradinajt para gjyqëtarit të procedurës paraprake në Hagë do të mbahet më 8 janar 2021 në orën 15:00.
Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi, shkruan Gazeta Express.
Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.
Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, thuhet në njoftim.
Dje, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj, vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.