×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova mbushet me mërgimtarë: 41 aeroplanë vijnë sot nga Zvicra e Gjermania për në Prishtinë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 13:32

    Mijëra mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Shumë prej tyre po maltretohen në kufij ku janë të detyruar të presin me orë të tëra.


    Por ka edhe shumë të tjerë që kanë vendosur të udhëtojnë përmes trafikut ajror.

    41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës vetëm gjatë ditës së sotme.

    Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

    “Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi.

    Kujtojmë se shumica e mërgimtarëve nuk kanë mundur që ta vizitojnë Kosovën gjatë verës për shkak të pandemisë së coronavirusit gjë që e ka dëmtuar ekonomikisht shumë Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!