Jose Mourinho po tenton që të rikthejë Luka Modricin te Tottenham Hotspuri qysh në afatin kalimtar të janarit.
Ish-fituesin i Topit të Artë kishte kaluar katër vite te Spurs, duke u transferuar më pas te Real Madridit.
Sipas asaj që raporton El Chiringuito, trajneri portugez ka kontaktuar Modricin për ta bindur që të rikthehet te Tottenhami.
Lojtari është aktualisht në bisedime me Los Blancos për të rinovuar kontratë për një vit, e që ai kërkon së paku dy.
Shkaku i moshës së tij, Real Madridi nuk mund t’i ofrojë atij një kontratë më shumë se njëvjeçare, e Spurs mund të përfitojnë nga këtu, duke i ofruar për dy vite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.