Ballkani është mposhtur në shtëpi me rezultat 4-0 nga Gjilani
Skuadra nga Suhareka pësoi humbjen e parë në stadiumin e saj pas 600 ditësh, shkruan Reporteri.net
Gjilani arriti që ta mposhte Ballkanin me rezultat 4-0.
Heroi i Skifterave në këtë ndeshje ishte Ardit Hila që shënoi hat-trik, derisa golin tjetër e realizoi Darko Nikac.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani mbyll sezonin vjeshtor në vendin e dytë me 38 pikë, derisa Gjilani zë pozitën e katërt me 29 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.