×
  • Sport
  • Sport

    Profa i befasuar me fitoren e thellë të Gjilanit: Asnjëherë s’kam menduar se mund ta mposhtim kështu Ballkanin

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 14:53

    Gjilani e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 4-0 në Suharekë


    Skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli shënoi fitore të madhe përball asaj të Ismet Munishit, shkruan Reporteri.net

    Ardit Hila ishte heroi i Skifterave në këtë përballje duke shënuar hat-trik, derisa golin tjetër e shënoi Darko Nikac.

    Pas ndeshjes Bylbyl Sokoli ka thënë se nuk e kishte pritur një fitore kaq të thellë kundër Ballkanit.

    “Rastësisht ndodhë që unë të fitoja edhe takimin e fundit ndaj Ballkanit e edhe këtë pas gati dy vitesh, është rezultat i mirë që jep shpresa që ne të kërkojmë të jemi sa më lartë në krye të tabelës”, ka deklaruar Sokoli pas ndeshjes për “Art Sport”.

    “Marrëveshja ka qenë të japim të gjithë maksimumin, udhëheqësia të kryej punën e vetë, trajnerët punën e vetë e edhe futbollistët punën e vetë”.

    “Jam optimist që do të marrim rezultate shumë të mira, dhe ndoshta mund të dalim edhe në Evropë… unë kërkojë punë, disiplinë, rend dhe asgjë më tepër… Kam kërkuar që të luhet me përgjegjësi dhe këtë jashtëzakonisht mirë e kanë bërë djelmoshat”.

    “Asnjëherë se kam menduar që mund të fitojmë me këtë diferencë kundër Ballkanit,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!