Një polic është plagosur dje gjatë një aksioni për të kapur grabitësit e një bankomati në Veternik të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, shihen disa të holla nga 5 euro dhe 10 euro, që si duket janë përfshirë edhe nga zjarri.
Policia ka bërë ditur se polici është plagosur në këmbë dhe pas trajtimit të nevojshëm mjekësor është liruar për në shtëpi.
I gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:30 ku me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.