×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk i ndal kritikat: Institucionet e sigurisë të punojnë më shumë për parandalimin e grabitjeve

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 15:35

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas grabitjeve të shumta që u raportuan në Kosovë gjatë ditëve të fundit.


    Haradinaj ka thënë se ky është një alarm për institucionet e sigurisë.

    Ai u ka bërë apel institucioneve të sigurisë që të jenë në krye të detyrës dhe të kapin përgjegjësit për grabitjet e fundit.

    Haradinaj ka thënë sy këto institucione duhet të punojnë më shumë për parandalimin e kësaj dukurie .

    “Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.
    I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
    Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!