Policia e Kosovës është duke e kërkuar Riad Sopjanin si të dyshuar për përfshirje në rastet e fundit të grabitjeve në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Policia e Kosovës ka thënë se Sopjani gjendet në arrati dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Reporteri.net se duke iu referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.
“Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë. Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar grabitjet e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. Vetëm dy ditët e fundit kemi pasur disa raste./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.