Një nga më të moshuarat e Uellsit, Mary Keir 108-vjeç, ka marrë vaksinën anti-Covid.
E moshuara e cila më parë ka punuar infermiere ka qenë një ndër të parat që ka marrë vaksinën Pfizer-BioNTech në shtëpinë e kujdesit Awel Twyi në Llandeilo, Carmarthenshire.
“Isha vërtet e lumtur qe mora vaksinën. Ne kemi pritur që ajo të jetë gati. Falënderoj Zotin për njerëzit që kanë qenë në gjendje ta sigurojnë atë për ne. Ne jemi shumë me fat. Tani ndihem shumë më e sigurt dhe më e lumtur ” – tha ajo.
Keir ka punuar si infermiere n në Spitalin Llandough në Cardiff, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo është përvoja e saj e dytë e një pandemie pasi ajo është përballur edhe me shpërthimin e gripit spanjoll në 1918.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.