Pesë persona kanë mbetur me lëndimet trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur ndërmjet katër veturave. Aksidenti ka ndodhur në Çagllavicë të Prishtinës, përgjatë orës 19:00.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka bërë me dije se nga aksidenti ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale.
“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”, tha ajo.
Sipas Ahmetit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.