×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Izraelit e bën ‘live’ vaksinën kundër Covid-19

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 21:42

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Shëndetësisë janë vaksinuar të parët dhe live ndaj COVID-19.


    Pas injektimit Netanyahu tha se kjo është dicka e vogël për një njeri, por një hap i madh për shëndetin e të gjithëve. Ndaj të gjithë duhet ta bëjnë, të vaksinohen.

    “Kjo është një ditë shumë e madhe për Izraelin. Ne kemi përjetuar për gati një vit pandeminë më të keqe që njerëzimi ka njohur në 100 vitet e fundit dhe ky është fillimi i fundit. Kemi sjellë miliona vaksina në shtetin tonë të vogël dhe të gjithë duhet të vaksinohen. Unë kërkova që të vaksinohem i pari bashkë me ninistrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein për të dhënë shembullin tonë personal. Unë mendoj se nëse e bëjmë këtë së bashku, ne do ta mundim koronën dhe më shpejt sesa njerëzit presin”, tha Netanyahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!