×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët dhe nusen i nxorra nga dritarja” – Rrëfimi i nipit të 85 vjeçarit që vdiq nga zjarri në Malishevë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 21:55

    Si pasojë e thithjes së madhe të dyoksidit të karbonit ndërroi jetë kryefamiljari Salih Mazreku.


    Krejt çka kishte në këtë shtëpi është bërë shkrumb e hi.

    Djegia e kësaj shtëpie në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë, shkaktoi edhe vdekjen e një personi.

    Bëhet fjalë për 85 vjeçarin, Salih Mazrekun i cili humbi jetën si pasojë e tymit dhe flakës që shkaktoi zjarri.

    Familjarë të tjerë u lënduan.

    Ngjarjen e rëndë e tregon nipi i të ndjerit, Edoni.

    Mazreku tregon edhe momentet e fundit me gjyshin e tij.

    Kurse se si ndodhi ngjarja tregon edhe anëtari tjetër i kësaj familje Shpend Mazreku.

    Ai thotë se fillimisht nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

    Ai tregoi edhe mënyrat se si ja arriti ti shpëtojë disa nga familjaret e tij.

    Nga shtëpia, 85 vjeçari u dërgua në urgjencën e qytetit të Malishevës.

    Për gjendjen se si ai u pranua, tregon mjeku që e pranoi atë, Dardan Bytyqi.

    Bytyqi tregon edhe arsyet që çuan deri te vdekja e tashmë të ndjerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!