×
  • Lajme
  • Lajme

    E akuzuara për terrorizëm uron prurjen e re të Kurtit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 8:28

    Ikballe Berisha-Huduti, e akuzuara për veprën penale “Shtytje në veprat terroriste”, ka uruar prurjen e re të Albin Kurit në Lëvizjen Vetëvendosje.


    Berisha-Huduti, ka komentuar në postimin e Kurtit ku ka bërë të ditur se Mustafa Bajrami i është bashkuar kësaj partie.

    Në urimin e saj e akuzuara për terrorizëm e ka uruar Bajramin duke i thënë se është në lutjet e saj.

    “Urime doktor Mustafë Bajrami, jeni njeri mëse i merituar për bashkëpunim me liderin e shqiptarëisë ztr. Albin Kurtin. Ju kam në lutjet e mija vec përpara ta c’kapim Kosovën tonë të bukur nga duart e baltosura e të e të qelbura në korrupsion dhe padrejtësi”, ka shkruar Berisha-Huduti.

    Mustafë Bajrami që para një vite kishte vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye me Ramush Haradinaj, nuk ka shkuar gjatë qëndrimi i tij në këtë parti dhe ka aderuar tek, Lëvizja Vetëvendosje.

    Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar për aderimin e Bajramit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!