Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë 2 ditë më parë.
‘BalkanWeb’ raporton se bëhet fjalë për Brandon Bregun. Mësohet se 42-vjeçari ishte nga Lushnja. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Policia shqiptare.
Krimi ndodhi në një restorant në qytetin turistik Alfaz del Pi të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar. Siç raportuan dhe mediat spanjolle, një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyu” në ambientet e restorantit të quajtur “The Orange Tree”, dhe qëlloi ndaj shqiptarit në sy të bashkëshortes së tij.
Autori qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të 42-vjeçarit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ka dyshime se ngjarja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.