Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje në fshatin Topliqan të Lipjanit, një veturë që ka qenë në lëvizje ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:30 në fshatin Topliqan të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.
“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda dhe e njëjta është dërguar për tajitim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është arrestuar, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor.