Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka realizuar golin e parë në “Championship” me ekipin e Wycombe.
Talenti 19-vjeçar arriti që të shënonte kundër QPR, në atë barazim që është marrë në shifrat 1:1.
Ai ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga trajneri i tij menjëherë pas përfundimit të takimit.
Duhet theksuar se Gareth Ainsëorth ka ngritur figurën e talentit 19-vjeçar duke treguar sesa ka përparuar Mehmeti gjatë këtyre kohëve dhe njëkohësisht për të parashikuar lartësinë se ku do të gjendet, pasi e sheh në “Premier League”, përcjell albinfo.ch..
“Me talentin që ka në këmbë mund të jetë i patrembur. Ndonjëherë kjo është pasuri e madhe kur je i ri,, pasi luan pa frikë. Është si veta jeta, pasi kur plakesh fillon që të kesh më tepër frikë nga gjërat. Mehmeti është i pathyeshëm dhe i pandalshëm për momentin.
Mund të arrijë gjithçka dhe unë e shoh duke luajtur në “Premier League”. Hyri në ekipin B, por ka përparuar në ekipin e parë pasi është talent i vërtetë. Luan aq thjeshtë me të dyja këmbët dhe ka bërë disa gola të mahnitshëm në stërvitje. Është super talent”, ka thënë trajneri i Wycombe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.